leoni

Mbahet Takimi Publik me Qytetarët e Komunës së Deçanit

Të enjtën në bazë të ligjit për takimet publike, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit është mbajtur Takimi i parë Publik me qytetarë, organizuar nga Kryetari i Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj, Drejtorët e Drejtorive, Kryesuesin e Kuvendit, me qëllim që të jemi sa më transparent dhe llogaridhënës karshi qytetarëve deçanas. Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Në këtë takim Kryetari i Komunës , z.Bashkim Ramosaj shpalosi para qytetarëve punën, aktivitetet, arritjet e vështirësitë me të cilat janë përballur si komunë në këtë periudhë 6 mujore. Kryetari Ramosaj renditi projektet të cilat janë në vazhdimësi nga viti i kaluar, për punët e përfunduara, për projektet që i kanë filluar këtë vit si dhe ato që janë në plan për vitin 2023.

Pas raportit të punës në gjashtëmujorin e parë, u hap debati me qytetarë ku Kryetari Ramosaj dhe Drejtorët e Drejtorive komunale u përgjigjën në pyetjet e shtruara nga qytetarët duke dhënë sqarimet e duhura për çështje të ndryshme që ata i preokopojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …