Mbahet Takimi Publik me Qytetarët e Komunës së Deçanit

Në bazë të Ligjit për takimet publike, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, është mbajtur Takimi i parë Publik me qytetarë, organizuar nga Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e Drejtorive, Kryesuesin e Kuvendit, me qëllim që të jenë sa më transparent dhe llogaridhënës karshi qytetarëve. Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Në këtë takim Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj shpalosi para qytetarëve punën, aktivitetet, arritjet e vështirësitë me të cilat janë përballur si komunë deri në këtë periudhë 6 mujore. Kryetari Ramosaj renditi projektet të cilat kanë filluar këtë vit si dhe ato që janë në plan për vitin 2024 dhe punët e përfunduara. Pas raportit të punës në gjashtëmujorin e parë, u hap debati me qytetarë ku Kryetari dhe Drejtorët u përgjigjën në pyetjet e shtruara nga qytetarët duke dhënë sqarimet e duhura për çështje të ndryshme që ata i preokupojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …