Mbahet trajnim me fermer Blegtorë “Menaxhimi i silazhit dhe standardet e BE-së për ndërtimin e stallave të gjedhit, veçanërisht drita, ajri dhe uji”

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit komunal të Rahovecit është mbajtur trajnim me fermer Blegtorë me temë: “Menaxhimi i silazhit dhe standardet e BE-së për ndërtimin e stallave të gjedhit, veçanërisht drita, ajri dhe uji”. Ky trajnim është organizuar nga drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me kompaninë ALMAKO-QFPB (Qendra e formimit profesional të Blegtorëve), me ligjërues Austriak ing. Franz Riegler. Në fillim të trajnimit ka folur kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili i ka falënderuar të gjithë të pranishmit duke thënë se trajnime të tilla sigurisht që janë të rëndësishme për fermer pasi që do të merren informata nga njerëz kompetent. “Ne si komunë, kemi filluar që ti mbështesim fermerët me ndërtimin e stallave dhe se në të ardhmen, do të vazhdojmë edhe më shumë përkrahjen e fermerëve të cilët janë të interesuar që të rrisin kapacitetet e stallave të tyre”, ka thënë kryetari Latifi. Për praktikat e menaxhimit të silazhit, standardet e BE-së për ndërtimin e stallave të gjedhit, veçanërisht drita, ajri dhe uji, ka folur ing. Franz Riegler i cili ka thënë se në Kosovë, përgatitja e silazhit nga ana e fermerëve është në nivel të kënaqshëm dhe të një cilësie të lartë. Ai ka thënë se në Austri kositja e barit dhe jonxhës për sellazh bëhet pasdite dhe se duhet pasur kujdes në rregullimin e vendeve ku do të lihet sellazhi, kujdes duhet pasur edhe tek mënyra e ngjeshjes së tij, me përdorimin e teknikave optimale, fermerët do të kenë më pak humbje. Fermerët të cilët ishin të pranishëm në trajnim fillimisht e kanë falënderuar, kryetarin e komunës, Smajl Latifi dhe Drejtorin e DBPZHR-së, Berat Duraku për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi dhe se trajnim si ky i sotëm është shumë i mirëseardhur, pasi që gjatë këtij trajnimi kemi mësuar praktika të mira, nga njohës të mirë të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …