Mbahet tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, të hënën u mbajt tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Në tubim morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, familjar të Ukshin Hotit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtar të komisionit qeveritar për persona të pagjetur.

Në fjalën e tij të mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi u shpreh se të gjithë e dimë se profesor Ukshin Hoti, duke qenë njëri nga intelektualët dhe patriotët , më konsekuent të çështjes kombëtare, ai, nuk ishte i lirë të shprehej dhe të vepronte për të drejtat kombëtare.  Për këtë kujdesej vazhdimisht pushteti i atëhershëm, por edhe me argatët e tij , sepse Ukshin Hoti ishte pengesë  e madhe kur ishte i lirë, prandaj pushteti  e donte Ukshin Hotin ose në burg ose të izoluar. Ukshin Hoti, ishte  prej njerëzve të parë i cili kishte paralajmëruar se populli Shqiptar mund të çlirohej vetëm me luftë.

Ibrahim Makolli, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të zhdukur i cili tha se  edhe 17-vjet, pas përfundimit të luftës për fat të keq përkundër angazhimeve të pandalshme, nuk kemi arritur që të mësojmë edhe për fatin e profesor Ukshin Hotit, por edhe për fatin e mbi 1500 Shqiptarëve, që edhe sot e kësaj dite janë si persona të pagjetur.  Ne si institucione natyrisht do të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mekanizmat që të mësojmë për fatin e këtyre personave, që është një proces edhe kompleks dhe që kërkon angazhim të të gjithë neve pavarësisht se nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë.

Në emër të familjes Hoti, fjalën e mori Etrit Hoti i cili kërkoj si nga institucionet lokale po ashtu edhe nga ato qendrore që të ushtojnë trysni shumë serioze që të merren  me seriozitet, sepse u bënë 17-vite dhe Ukshin Hoti ende është peng dhe ende është barrë e familjes dhe luti që këtë vit të zbardhët fati i tij.

Në tubim, nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Selami Hoti, kryetar i Fshatit Krushë e Madhe dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në  Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …