Mbahet Turniri mbarë kombëtarë i mundjes për nderë të Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Nën patronatin e Federatës së Mundjes së Kosovës dhe organizuar nga klubi i mundjes “Sharri” nga Hani i Elezit mbahet Turniri mbarë kombëtarë i mundjes për nderë të Dëshmorëve të Hanit të Elezit. Ky aktivitet sportiv mbarëkombëtarë është në kalendarin zyrtarë të Federatës së Mundjes së Kosovës i cili për herë të dytë po mbahet në Han të Elezit synon të jetë tradicional në shënim të Dëshmorëve të Hanit të Elezi. Pjesëmarrës në këtë ngjarje sportive ishin mundësit nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, dhe Republika e Maqedonisë. Pas fjalëve përshëndetëse të zyrtarëve nga federatat përkatëse dhe organizatorëve, si dhe ndarjen e Mirënjohjeve për ata që kontribuan për këtë ngjarje sportive, turnirin e shpalli të Hapur Kryetari i Komunës Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …