Mbahet ushtrimin fushor: Ndërtimi i besimit përmes reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe përfshirjes gjinore

Mbahet ushtrimin fushor: Ndërtimi i besimit përmes reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe përfshirjes gjinore

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, sot do të organizojnë ushtrimin fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. Ushtrimi zhvillohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit përmes reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe përfshirjes gjinore”, qëllimi i të cilit është përshpejtimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse lokale dhe qendrore për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Ky ushtrim fushor ka për qëllim parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë që u shërben nevojave të ndryshme gjinore dhe njëkohësisht për të ndërtuar besimin brenda komunitetit ku po zhvillohet ushtrimi. Në ngjarje do të marrin pjesë pjesëtarë të AME-së, zjarrfikësve, zyrtarë përgjegjës për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë nga Komuna e Vushtrrisë, Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Vushtrri, pjesëtarë nga Policia e Kosovës, shërbimet shëndetësore, institucionet arsimore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …