Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë shtetit të Kosovës hiç më pak se 90 milionë euro, fonde këto të ndara nga institucionet ndërkombëtare për vendin. Bëhet fjalë për humbjen e 15 milionë eurove nga programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili skadon me 4 gusht 2017, si dhe 75 milionë euro të tjera nga Bashkimi Evropian, përkatësisht fondet e IPA-së për Kosovën të ndara për reformën e administratës publike, etj., të cilat janë të ndërlidhura me programet e vendit me FMN-në. Përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka konfirmuar për gazetën ‘Zëri’ se këtë të premte (4 gusht 2017) skadon programi mes FMN-së dhe institucioneve kosovare, me ç’rast nuk do të bëhet as disbursimi përfundimtar prej rreth 15 milionë euro në kuadër të kësaj marrëveshjeje, pasi që, siç thotë ai, shqyrtimi i katërt dhe i fundit i programit nuk mund të përmbyllet në sfondin e zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …