leoni

Mbarëvajtja e viti shkollor dhe siguria në shkollat e Komunës së Malishevës

Këshilli i Prindërve i Komunës së Malishevës, mbajti takimin e rregullt nën drejtimin e kryetarit, Feim Hoxha, ku shqyrtoi temën: Mbarëvajtja e viti shkollor dhe siguria në shkollat e Komunës së Malishevës. Vitin shkollor 2017/2018, e përcollën shumë të reja, në mësimdhënie e mësimnxënie, ndërtimi i disa objekteve shkollore dhe fillimi i mësimit në to, planprogramet bazike shkollore në arsimin parauniversitar, ku pjesë e këtyre reformave ishte edhe arsimi në Komunën e Malishevës. Kryetari i KPKM ( Këshillit të Prindërve të komunës së Malishevës) Feim Hoxha tha. “Këshilli i Prindërve bashkëpunoi plotësisht me organet shkollore dhe nga afër vëzhgonte zhvillimet që ndodhnin nëpër shkollat tona, ky këshilli ofroi kontributin modest me ide e plane për mbarëvajtjen sa më të rregullt të procesit edukativo- mësimore dhe aktiviteteve jashtëmësimore“. Mirëpo sipas kryetarit, Hoxha, ky vit nuk ishte edhe pa vështirësi, në takim u ngriten disa shqetësime. Siguria në shkolla, dukuritë negative që janë duke ndodhur afër shkollave si dhe kërkoi, rikthimin e shuajtjes për nxënësit e niveli parafillor dhe fillor, hapjen e disa drejtimeve adekuate në Qendrën e kompetencës “Kujtim Krasniqi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …