Mbështetja e grave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë në Kosovë 

Mbështetja e grave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë në Kosovë 

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”/ Limak Kosova, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) kanë bashkuar forcat për mbështetjen e grave të reja që studiojnë inxhinieri. Të premten, më 10 shkurt, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, duke filluar nga ora 13:00, projekti “Global Engineer Girls – Kosovo” do të pranojë zyrtarisht në program 20 gra të reja të cilat do të mbështeten me trajnim, mentorim, punë praktike dhe mundësi rrjetëzimi. 

Ngjarja po ashtu do të shënojë 11 Shkurtin, Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, e cila njeh se qasja e plotë dhe e barabartë dhe pjesëmarrja në shkencë, teknologji dhe inovacion për gratë dhe vajzat e të gjitha moshave është e domosdoshme për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, kështu duke kontribuar drejt Objektivit për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) 5. Përveç kësaj, pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e grave dhe vajzave në STEM do të përshpejtojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe arritjen e Objektivave të tjera të Zhvillimit të Qëndrueshëm, përkatësisht SDG 6, 7, 9, 11 dhe 17. 

Edona Maloku Bërdyna, Zëvendësministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Gokhan Acikgoz, CFO në Limak, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Njomza Llullaku, Zëvendësrektore e Universitetit të Prishtinës, Rrjeti Gratë në STEM dhe përfaqësues dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë do të jenë të pranishëm në ngjarje. 

Ky aktivitet tregon përkushtimin e vazhdueshëm të të tri palëve për të fuqizuar gratë në STEM në Kosovë, kështu duke kontribuar në Agjendën për Barazi Gjinore dhe në zhvillimin e sektorit STEM në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …