Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë thënë se mbërtheja e Parlamentit Evropian kohë më parë për vendin tonë, nuk do të thotë se do të rezultojë me liberalizim të vizave. Ata kanë përkujtuar se mbështetja që iu dha Kosovës për liberalizim të vizave në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian është një deklaratë që është përsëritur shumë herë dhe ashtu sikur herat tjera as kësaj here nuk pritet se do të ketë ndonjë efekt të madh. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë shtuar më tutje se Parlamenti Evropian nuk obligon Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian për një gjë të tillë, çka bënë që lëvizja e lirë e qytetarëve të mbetet peng, sidomos i vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën.
