Mbështetja jonë për fermerët do të jetë e vazhdueshme!

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Rifat Stojkaj gjatë ditës vizituan disa nga fermerët e kësaj komune.

Ramosaj ka premtuar se këtë vit do të bëjnë asfaltimin e të gjitha rrugëve fushore në të gjitha lokalitetet e Komunës së Deçanit.

“Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm, të cilët punojnë me përkushtim të lartë, në punimin e tokës, rritjen e bagëtive dhe ruajtjen e traditave tona.

Si kryetar, mbetem i përkushtuar për të qenë pranë tyre dhe për të garantuar mbështetjen që meritojnë. Këtë vit do të bëjmë asfaltimin e të gjitha rrugëve fushore në të gjitha lokalitetet e Komunës së Deçanit. Me vizita të tilla do të vazhdojmë edhe të fermerët tjerë. Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerët do të jetë e vazhdueshme, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet me nder dhe krenari dëshmori i kombit, Sahit Krasniqi nga Ratkoci

Në 26-vjetorin e rënies, në Ratkoc u përkujtua dëshmoiri i kombit Sahit Krasniqi. Të pranishëm …