Mbështetje e vazhdueshme përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve të zonave rurale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Kështu është shprehur ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic, gjatë prezantimit të këtij programi para fermerëve dhe shoqatave të fermerëve në Komunën e Shtërpcës. Ajo ka treguar se gjatë këtij viti janë përpjekur, sikur çdo herë tjetër, që të zgjerojnë mundësitë e investimeve, t’i orientojnë drejt ato dhe të lehtësojnë sa më shumë kriteret konkurruese.  Krahas kësaj, ministrja i njoftoi ata me disa nga prioritetet e ministrisë për këtë vit dhe i ka inkurajuar fermerët e kësaj ane që të shtojnë investimet në bujqësi, duke shtuar kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja pune. Ndryshe, thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, për masën  103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 përmes së cilës përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore,  për masën 303, përmes së cilës përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal –Qasja Leader – Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura. Ndërkaq, afati për aplikim është i hapur deri më 01 korrik 2019 dhe të gjitha dokumentet përcjellëse, programi, udhëzuesit dhe dokumentet e tjera mund të merren në uebfaqet e MBPZHR-së dhe AZHB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …