Mbetjet kockore nga varreza masive Kizhevak të Serbisë në vitin 2020 dërgohen për analizë të AND-së

Mbetjet kockore nga varreza masive Kizhevak të Serbisë në vitin 2020 dërgohen për analizë të AND-së

Mbetjet kockore që janë zhvarrosur në varrezën masive Kizhevak të Serbisë gjatë vitit të kaluar, janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP. Kështu bëri të ditur koordinatori i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara. Gërmimet në Kizhevak të Serbisë që rezultuan me gjetjen e mbetjeve kockore vitin e kaluar, janë ndërprerë për shkak të kushteve klimatike. Ndërkaq mostrat e këtyre mbetjeve kockore janë dërguar për analizë të AND-ës në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. Kështu thotë Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. “Janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Qeveritar për persona të zhdukur. Ne presim shumë shpejt të kthehen rezultatet e AND-së dhe të shohim mundësinë si do të procedojmë më tutje”, ka theksuar Gara. Ai sqaroi se gërmimet në Kishevak do të rifillojnë menjëherë sapo të përmirësohen kushtet atmosferike. Ai tha se pret që punimet pritet të vazhdojnë në fund të muajit mars. “Vazhdimin e gërmimeve dhe zhvarrimit të mbetjeve mortore që janë në këtë lokacion, dërgimin e tyre për analizë të AND –së dhe riatdhesimin e tyre në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …