Mbi 1.3 milionë qytetarë të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj periudhe të këtij viti

Mbi 1.3 milionë qytetarë të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj periudhe të këtij viti

Shtatëmujori ka rezultuar pozitiv për turizmin shqiptar që duket se po rikuperohet, pas goditjes që mori një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut në Shqipëri hyn mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019-të. Fluksi më i madh siç shkruan Top Channel, është shënuar në muajin korrik me mbi 1.1 milionë vizitorë të ardhur, gati 3 herë më i lartë se korriku i vitit të shkuar kur masat anti Covid detyronin kufizimet e lëvizjeve. Peshën kryesore e ka mbajtur turizmi patriotik edhe këtë sezon turistik pasi vizitorët nga Kosova arritën në mbi 1.3 milionë në fund të korrikut, duke tejkaluar edhe shifrat e vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …