Më shumë se 1 mijë e 200 infermierë u infektuan me koronavirus që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe në Kosovë u raportuan rastet e para me këtë virus. Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka konfirmuar se numri i atyre që janë infektuar me këtë virus ka kaluar mbi 1 mijë e 200. Ai ka bërë të ditur se për momenti nuk ka asnjë infermierë të infektuar e që është në gjendje të rëndë. Kur ka folur për sulmet që kanë ndodhur kohën e fundit në vendet e punës ndaj infermierëve, ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sulmuesit të dënohen. Ai këto sulme i ka quajtur si fenomen të ulët, duke shtuar se edhe përkundër që kanë rrezikuar edhe jetën në shërbim të qytetarëve, janë sulmuar nga këta të fundit. “Është krijuar një fenomen jashtë zakonisht i ulët që është ka ndodh në mesin e shoqërisë tonë dhe sigurt për neve dhe për të gjithë institucionet ka qenë si fenomen i dënueshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …