Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 11 qershor, për subjektin e tyre të preferuar, kandidatët për deputetë dhe tre pretendentët që garojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Për herë të parë do të kenë mundësi që të votojnë edhe më shumë se 155 mijë votues të rinj. Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se më shumë se 33 mijë persona që nuk jetojnë më, janë larguar nga listat e votuesve. Në gjithë Kosovën, KQZ-ja do të hapë 889 qendra të votimit. Procesi i votimin në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …