Komuna e Klinës, në bashkëpunim me Organizatën qeveritare Zvicrane CDI dhe Qeverinë e Kosovës, janë duke realizuar projektin e ujësjellësit në 10 fshatra të Komunës së Klinës të cilat kanë probleme më ujësjellës e për të cilat do të investohen mbi 1 milion euro. Behët fjale për rregullimin dhe riparimet në ujësjellësin e fshatrave Sferkë, Volljakë, Dush, Gremnikë, Grabanicë, Qypevë e Ulët dhe e Lartë, Resnikë, Bingjë dhe Grapcë. Kjo konfirmohet nga menaxheri i Njësisë së Kompanisë Publike “ Hidrodrini” në Klinë, Halil Berisha. Këto projekte janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të jenë në shërbim të qytetarëve pasi qe ka mbetur vetëm montimi i pompave të ujit. Njëherësh, gjitha kyçjet ilegale do të eliminohen. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, thotë se prioritet i qeverisjes lokale është sigurimi i ujit të pijshëm për qytetarët si element jetik. “ Më këto projekte pothuajse rrumbullakohet zgjidhja e problemit të ujit gati në të gjitha fshatrat e Komunës së Klinës. Po punojmë më përkushtim që të lehtësojmë sa më shumë jetën e qytetarëve tanë në zonat rurale që kanë mungesë uji”, thotë Bashota sipas të cilit në prioritet janë edhe fshatrat e Lugut të Drinit. Përveç këtij projekti të madh kapital dhe shumë të rëndësishëm në infrastrukturën ujore, në fazën e dytë, parashihet edhe rregullimi i ujësjellësve në fshatrat Caravikë, Qabiq, Zabergjë, Gllarevë dhe Përqeve, ku janë paraparë rreth 700 mijë euro. Bashota falënderon partnerët që kanë ndihmuar në realizimin e këtyre projekteve dhe Njësinë “ Hidrodrini” në Klinë, për punën dhe angazhimin që po bën për këto projekte.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …