Mbi 100. 000 francezë nënshkruan një letër të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë luftë civile në Francë

Mbi 100. 000 francezë nënshkruan një letër të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë luftë civile në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë. Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se çështja “ka të bëjë me mbijetesën e vendit tonë”. Revista tha se gati 133,000 njerëz e kanë nënshkruar letrën deri të hënën, në orën 1:30 pasdite. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin – aleat i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron – e cilësoi letrën si një “manovër të vrazhdë” dhe akuzoi nënshkruesit e saj për mungesë të “guximit”.

Qeveria e ka dënuar edhe një letër të ngjashme, të publikuar muajin e kaluar nga disa zyrtarë francezë dhe 20 gjeneralë gjysmë të pensionuar, duke e konsideruar atë si ndërhyrje të papranueshme të ushtrisë në politikë. Gjenerali i lartë i Francës është zotuar atëbotë se ata që qëndrojnë pas letrës, do të ndëshkohen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …