leoni

Mbi 100 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme e vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Mbi 100 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme e vizitojnë Kuvendin e Kosovës

Mbi 100 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kanë vizituar të mërkurën Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, vizitorët janë njohur me ambientet e brendshme të Kuvendit, me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës. Ata kanë shprehur interesimin e tyre për aspekte të ndryshme të punës në Kuvend e të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, për të cilat ata kanë marrë shpjegimet dhe informacionet e nevojshme nga zyrtarët gjegjës të Kuvendit. Kuvendi do t’i mbajë dyert e hapura edhe të enjten dhe të premten, përkatësisht më 22 dhe 23 korrik, nga ora 10:00 – 16:30.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …