Më shumë se 100 persona kanë protestuar sërish sot para objektit të menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje. Ata dhanë ultimatum që tre kërkesat e tyre kryesore, dorëheqja e menaxhmentit, bordit, si dhe anulimi i konkursit, të përmbushen deri sot në orën 14:00, në të kundërtën, paralajmëruan nga nesër protesta më masive para hyrjes së minierës në Stantërg. Ata kanë bllokuar edhe sot për rreth gjysmë ore rrugën, duke pamundësuar kështu qarkullimin e automjeteve nga drejtimi i Prishtinës dhe Stantërgut për në qendër të qytetit të Mitrovicës. Ndërkaq, menaxheri i Trepçës, Basri Ibrahimi, tha se konkursin mund ta anulojnë vetëm institucionet më të larta, nëse konstatojnë ndonjë shkelje të procedurave gjatë procesit të pranimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …