Mbi 1500 trupa ushtarake po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort-16”

Mbi 1500 trupa ushtarake po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort-16”

Mbi 1500 trupa ushtarake po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort-16”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe njësite ushtarake të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Italisë, FSK-së dhe Malit të Zi. Stërvitja e cila ka filluar nga data 19 shtator 2016, është njëra ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që Forcat e Armatosura  kanë zhvilluar me NATO-n, në dhjetë vitet e fundit, në Shqipëri. Qëllimi i zhvillimit të stërvitjes ushtarake “Joint Effort-16” është rritja e ndër-veprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të Forcave  në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …