Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka këshilluar qytetarët se si të mbrohen nga gripi sezonal. “IKSHP ka njoftuar se prej 1 tetorit 2019 deri më 5 janar 2020, në këtë Institut janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në grip, 2931 raste infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. “Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …