Mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjenden në territorin e ish – Jugosllavisë. Qasja në këto prona është e vështirë, meqë disa shtete ku gjenden ato nuk e pranojnë autoritetin e AKP-së. Këtë, për Radion Evropa e Lirë, e pranon Petrit Gashi, drejtori Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ai thotë se ligji në bazë të te cilit vepron agjencia, obligon që të identifikohen dhe menaxhohen pronat që gjenden jashtë territorit të Kosovës. “Ne i kemi identifikuar mbi 180 prona që janë asete të ndërmarrjeve shoqërore, shumica e tyre gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë. Ne, legjislacioni na obligon që t’i menaxhojmë, t’i administrojmë, sikurse pronat e tjera që gjenden brenda territorit të Kosovës. Mirëpo, se sa ne arrijmë t’i administrojmë këto, varen se sa pranon autoritetin e agjencisë sonë shteti përkatës”, tha Gashi. Sipas një dokumenti të publikuar në muajin mars nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, vetëm në territorin e Serbisë gjenden 110 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 36, në Bosnjë dhe Hercegovinë 18, kurse prona të tjera gjenden në Kroaci, në Maqedoni dhe në Slloveni. Prej tyre, 17 prona i takojnë kombinatit metalurgjik “Trepça”. 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnjë Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …