Drejtori i Zyrës për Çështjet e Kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Qeverisë Haradinaj, Gazmend Syla ka deklaruar se mbi 200 persona kanë mbetur pa pensione për shkak të mbylljes së Zyrës për Kategoritë e Luftës. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se kjo zyre është jofunksionale dhe për këtë shkak mbi 200 pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta nuk po mund të pajisen me dokumentacion që ju takon siç e parasheh ligji që të gëzojnë benificionet. Kjo zyre është mbyllur që nga koha me vendin qeverisë Avdullah Hoti. Kjo është neglizhencë e kryeministrit Hoti, për shkak se posti që e drejton këtë zyre është këshilltar politik dhe quhet drejtor i Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta, andaj kjo është vetëm në dorën e kryeministrit. Nuk është problem qeveritar por është problem që me gjasë kryeministri e ka neglizhuar këtë çështje, e që nuk duhet të neglizhohet sepse numri i atyre që kërkojnë dokumentacion vetëm sa po rritet, ka deklaruar në mes tjerash deputeti i AAK-së, Gazmend Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …