Mbi 200 ushtarë të rinj ju shtuan Kosovës 

Në kazermën „Skënderbeu“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ferizaj, u mbajt sot ceremonia e betimit të 257 rekrutëve të rinj, gjenerata e parë e FSK-së për vitin 2022, pas përfundimit të trajnimit bazik nëntë javorë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj. Në ceremoninë e betimit të pranishëm ishin: Presidentja e  Republikës së Kosovës,  Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla,  zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaçi,si dhe gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, atashe ushtarakë, përfaqësues të NALT-it, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe publike, si dhe familjarë të rekrutëve dhe mysafirë të shumtë. Rekrutët  që diplomuan sot do  të rreshtohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe punëve fisnike, që do të kenë në karrierën e tyre, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …