Më shumë se 200,000 persona pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ndërsa rreth 130 delegacione ndërkombëtare janë konfirmuar për të marrë pjesë në ceremoninë madhështore që pritet të mbahet këtë fundjavë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Sipas mediave ndërkombëtare, ceremonia pritet të tejkalojë pjesëmarrjen në funeralin e Papa Benediktit XVI në vitin 2023, ku morën pjesë rreth 50,000 persona, por do të mbetet nën shifrat e jashtëzakonshme të vitit 2005, kur 300,000 persona ndoqën funeralin e Papa Gjon Palit II dhe mbi 4 milionë njerëz mbushën rrugët e Vatikanit në një nga ngjarjet më të mëdha fetare të kohës moderne.
