leoni

Mbi 22 mijë euro përkrahje me material ndërtimor për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit

Angazhimi maksimal i qeverisjes së komunës së Rahovecit, që nga fillimi i mandatit e deri më tani për përmirësimin e kushteve të banimit të shumë familjeve në komunën e Rahovecit, po vazhdon edhe sivjet, kur po kalojmë një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë, e megjithatë komuna e Rahovecit po vazhdojnë me punët për mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike. 22,836.80 euro janë dedikuar për mbështetje të familjeve në nevojë përmes projektit:  “Furnizim me Material Ndërtimor për familjet në nevojë”. Komuna e Rahovecit dhe përfaqësuesit e sajë janë shumë të lumtur që ky dimër do t’i gjejë këto familje në kushte më të mira të banimit. Ndërkaq, mbështetja për familjet në nevojë, me anë të programeve për furnizim me material ndërtimor, do të vazhdojë  edhe gjatë vitit të ardhshëm, për të arritur tek sa më shumë familje që kanë nevojë për mbështetje!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …