Mbi 22 mijë gjoba në trafik janë shqiptuar në qytetin e Ferizajt

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e fundit e këtij viti  e Këshillit  Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e kryesoi, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu. Ai më këtë rast ka falënderuar të gjithë anëtarët e KKSB-së, në lidhje me kontributin që e kanë dhënë gjatë vitit 2022. Ndërkaq Ismet Dërvishi zëvendëskomandant i Stacionit të Policisë në Ferizaj, në këtë mbledhje ka raportuar në lidhje me situatën e sigurisë në qytetin tonë. Ai para të pranishmëve ka paraqitur edhe statistika sa ju përket gjobave të trafikut që janë bërë gjatë këtij vitit. Sipas tij, vetëm gjatë këtij vitit janë shqiptuar mbi 22 mijë gjoba, ndërsa gjatë vitit të kaluar janë shqiptuar mbi 10 mijë gjoba. “Ne e  dimë që interesi nuk është gjoba ose ndëshkimi i qytetarëve,  mirëpo është siguria në komunikacion dhe lirimi i qarkullimit  nëpër trotuare dhe hapësira për këmbësor, në një aspekt nuk është matës i mirë,  sepse në anën tjetër nuk kemi arrit që të zbutet numrin e aksidenteve në komunikacion prej 632, që kanë qen vitin e kaluar tani kemi 612 raste të aksidenteve në komunikacion. Ngritja e gjobave nuk e ka zvogëluar numrin e rasteve të aksidenteve, duke e pas parasysh trendin e zhvillimit të shtetit, përderisa qyteti i Komunës së Ferizajt është tu zhvillu me një ritëm të madhe ne trendin e zhvillimit,  krimit është njëri ndër problem kryesore për zbatuesit e ligjit”, ka thënë Dërvishi. Edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë diskutuar çështje të rëndësishme në këtë mbledhje, si dhe kanë diskutuar edhe për planin e punës për vitin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …