Mbi 23 maturantë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në 177 qendra të testimit. Sipas MASHTI-t në proces janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues, ndërsa rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik. “Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t. Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.
