Mbi 23 mijë e 600 nxënës do t’i nënshtrohen sot pjesës së parë të testit të arritshmërisë. Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar suksese nxënësve. Ndërkohë që ka dhënë detaje lidhur me testimin. “Në ditën e parë të këtij testi, 23 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre. Testi do të mbahet në 176 qendra të testimit ku në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi. Pres respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …