Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon shtyrjen e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë pas valës së pandemisë
Multiple Choice Exam

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të arritshmërisë

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të arritshmërisë i cili do të mbahet në 176 qendra të testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues. Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit. Nxënësit do të kenë në dispozicion dy orë për t’u përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat MAShTI shpreh bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë nxënësit kanë mësuar gjatë shkollimit. Duke qenë se i tërë procesi organizohet në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të caktuara. Sa i përket uljes së përqindjes së pikëve për regjistrim në shkolla të mesme të larta, nga 60 në 40 përqind, Nagavci është shprehur se qëllimi i vetëm ka qenë që nxënësit të mos penalizohen për punën që kanë bërë për nëntë vite, vetëm sepse gjatë ditës së testimit kanë mund të mos japin maksimumin.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …