Organizata Ndërkombëtare për Migracionin njoftoi se më shumë se 29 mijë emigrantë të parregullt që janë përpjekur të shkojnë në Evropë që nga viti 2014 e deri më tani, humbën jetën gjatë udhëtimit të tyre. Raporti i publikuar nga IOM zbuloi edhe një herë tragjedinë njerëzore në problemin në rritje të migrimit të parregullt viteve të fundit. Në raport thuhet se Mesdheu, i cili është rruga më e përdorur për migrimin e parregullt është kthyer në varreza. Më tej theksohet se 2 mijë e 836 nga emigrantët e parregullt, kryesisht nga brigjet e Libisë dhe Tunizisë dhe që tentonin të arrinin në Itali apo Malta, humbën jetën për shkak të fundosjes së varkave të tyre ose për arsye si uria dhe etja. Në linjën Afrikë Veriore-Ishujt Kanarie, një tjetër rrugë e migrimit të parregullt, 1.500 persona humbën jetën që nga viti 2021. Gjithashtu thuhet se vdekjet e emigrantëve të parregullt u shënuan në Greqi, Ballkanin Perëndimor dhe Kanalin Anglez. Studiuesit theksuan se fati i shumë varkave të fundosura nuk dihet dhe se ka shumë vdekje të paregjistruara. (Anadolu shqip)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …