leoni

Sulm ne Afganistan

Mbi 30 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur nga një sulm në Kabul

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Nusret Rahimi ka deklaruar se nga sulmi në Kabul janë vrarë 32 qytetar dhe 60 të tjerë të plagosur. Ai shtoi më tutje se gjatë këtij sulmi, dy sulmues e përdorën një ndërtesë në ndërtim e sipër për ta kryer sulmin para se të vriteshin nga forcat e sigurisë. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi militant ISIS, ndërsa talibanët mohuan se kanë gisht në këtë ngjarje. Këtij sulmi i mbijetuan tri figura të njohura, shefi i ekzekutivit, Abdullah Abdullah, shefi i Këshillit të Lartë të Paqes, Chair Abdul Karim Khalili, dhe ish-ministri i jashtëm, Salahuddin Rabbani, shkruan “Anadolu”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …