Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga sulmi në një xhami në Egjipt

Mbi 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga sulmi në një xhami në Egjipt

Egjipti është tronditur nga një sulm i armatosur në xhaminë Al Rawda në Bir Al Abed. Dëshmitarët okular kanë thënë se derisa po besimtarët po kryenin faljen e namazit të së premtes në xhami, dhjetëra agresorë kanë arritur me automjete, kanë hedhur bomba në xhami e mbushur me njerëz si dhe kanë shtënë me armë të zjarrit në drejtim të besimtarëve në xhami. Nga ky sulm i armatosur janë vrarë mbi 300 persona dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë ndërkohë që president dhe kryeministra anekënd botës kanë dënuar me termat më të ashpër sulmin e armatosur që konsiderohet sulmi më vdekjeprurës në historinë moderne të Egjiptit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …