Zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë bërë të ditur për Radion-Evropa e Lirë, se në çdo vit ga buxheti i vendit, ndahen mbi 350 milionë euro për personat të cilët hyjnë në skemën e kategorive sociale, të krijuar nga Qeveria e Kosovës,. Kjo shumë vlerësohet të jetë një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, i cili këtë vit kap vlerën e 1 miliard e 680 milionë euro. Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontribut-dhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara, pensionet e Trepçës dhe së fundi janë edhe beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale. Zëvendës-ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, ka deklaruar se buxheti i vendit dhe i kësaj ministrie, është i ngarkuar me mjetet që jepen për këto kategori. Shuma totale është mbi 351 milionë euro, e cila është më e madhja sa i përket shumës së tranfereve të ministrive të linjës. Ne konsiderojmë se kjo shumë është jashtëzakonisht e madhe, por mendojmë që të bëjmë politika që në të ardhmen kjo shumë të ulet pak.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …