KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

Mbi 40 milionë euro do t’ iu kthehen shpenzuesve të energjisë, të cilët kanë paguar rrymën për qytetarët serbë në veri

Mbi 40 milionë euro do t iu kthehen  shpenzuesve  të energjisë elektrike, të cilët kishin paguar rrymën për qytetarët serbë në katër komunat në veri të Mitrovicës. Pagesa e tillë e paligjshme dhe diskriminuese ishte marrë me  një vendim të Zyrës së  Rregullatorit për Energji elektrike. Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se nuk ka gjetur asnjë shkelje në vendimin e Themelores, Apelit dhe Supremes lidhur me kërkesën për kompensimin e qytetarëve. Gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, dhe në veçanti duke u bazuar në interpretimin e dhënë përmes Aktgjykimeve të gjykatave të rregullta të kontestuara para Gjykatës, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …