Mbi 400 emigrantë, pjesa më e madhe nga Somalia, kanë humbur jetën në detin Mesdhe, në përpjekje për të arritur brigjet italiane. Dhjetëra emigrantë afrikanë dyshohet të kenë humbur jetën teksa katër anije në të cilat mendohet se udhëtonin mbi 400 persona janë përmbysur në detin Mesdhe. Mësohet se ata ishin nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea po udhëtonin drejt Italisë. Mediat somaleze raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm 29 pasagjerë deri më tani. Bëhet e ditur se anijet e kishin filluar udhëtimin e tyre në Egjipt me destinacion Italinë. Sakaq roja bregdetare italiane ka shpëtuar një tjetër varkë me qindra klandestinë, në bordin e së cilën u gjetën edhe persona të vdekur. Ngjarja e rëndë vjen pak orë para një vjetorit të tragjedisë më të madhe në Mesdhe, asaj të 18 prillit të 2015, ku 800 emigrantë të nisur nga Libia u mbytën ende pa prekur brigjet u jugut të Italisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …