Mbi 45 mijë shqiptarë janë regjistruar deri më tani në Serbi, që nga 1 tetori prej kur ka filluar regjistrimi i popullatës civile në këtë shtet. Faktet flasin se numri i shqiptarëve që po regjistrohen vetëm se po shkon duke u rritur. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar se procesi në këtë komunë po shkon sipas rregullave, por që sipas tij, një praktikë e njëjtë nuk po ndiqet edhe në Medvegjë. Për 21 ditë, që kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në Serbi, 45 mijë shqiptarë janë regjistruar në këtë shtet. Me rritjen e numrit të shqiptarëve të regjistruar në Bujanoc, Presheve e Medvegjë, nuk besoj se Serbia do ta ndalë politikën e saj për trajtim të pabarabartë të tyre, ka thënë mes tjerash Shqiprim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …