Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur në Kosovë mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora. Ai në mbledhjen e KQZ-së, bëri të ditur se të gjitha fletëvotimet do të ruhen në Ministrinë e Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt. “Kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora, të gjitha do të ruhen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës deri më datën 14 shkurt, pastaj do të bëhet transferimi i tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku do të bëhet vlerësimi i tyre”, tha ai. Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …