Mbi 50 biznese kanë marrë pjesë në Panairin e Punës në Ferizaj

Rreth 200 vende të  lira pune, sot ofruan bizneset në Panairi e Punës, i cili u organizua nga Komuna e Ferizajt, Agjencia e Punësimit  si dhe u mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes projektit “Fit for Jobs”. Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj Balton Derguti ka thënë se për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale. “Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë dhe mundësi e mire për ti plotësuar vendet e lira të punës”, tha ndër të tjera Derguti. Në hapje të këtij panairi ishin të pranishëm edhe përfaqësues të GIZ-it gjerman dhe Agjencisë për Punësim në Ferizaj të cilët e vlerësuan lart rëndësinë e këtij panairi.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …