Zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë kanë njoftuar se dukuria e sulmeve seksuale po vjen duke u rritur dhe se viktima të saj kryesisht janë të moshës së adoleshencës. Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj është cituar të ketë thënë se në dy vitet e fundit ka rritje të numrit të rasteve të dhunimeve seksuale. “Vitin 2020 në kohën e pandemisë kishim rritjen më të madhe sa i përket dhunimeve seksuale, vetëm në atë kohë kishim 67 raste. Në total, në 7 vitet e fundit kemi mbi 350 raste të dhunimeve seksuale. Mbi 70 për qind të dhunimeve seksuale i takojnë moshave nën 16 vjeç. Institucionet relevante dhe përgjegjëse do të veprojnë mbas hartimit dhe aprovimit në një linjë të përgjigjes institucionale sa i përket dhunimeve seksuale në vend”, ka deklaruar këshilltarja, Nazlie Balaj. Ajo ka shtuar më tutje se shumë shpesh ndodh dështimi i rasteve në gjykata dhe prokurori në mungesë të provave dhe fakteve, prandaj ky protokoll do ta ketë parasysh ruajtjen e fakteve dhe provave gjatë procesit të ekzaminimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …