Mbi 70- të tour-operatorë të huaj vizitojnë Republikën e Kosovës

Zëvendësministri Çerkin Dukolli së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Haskuka, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Minxhozi në organizim të shoqatës së turizmit KATA, të udhëhequr nga Baki Hoti dhe në pjesëmarrje të shumë operatorëve Kosovarë, i kanë pritur në vizitë dy ditore mbi 70- të tour-operatorë nga vende të ndryshme të botës. Duke ju drejtuar të pranishmëve në fjalën e tij zëvendësministri Dukolli ndër të tjera tha: Qeveria e Republikës së Kosovës po punon shumë për zhvillimin e infrastrukturës së Kosovës me qëllim të krijimit të mundësive më të mira për zhvillimin ekonomik të vendit, posaçërisht në reformat strukturore të turizmit. Dukolli kërkoi nga të pranishmit që ta shfrytëzojnë këtë vizitë si mundësi për të krijuar partneritet me operatorët dhe agjencitë turistike të Kosovës, në mënyrë që të rritet numri i vizitorëve prej vendeve të tyre në Kosovën tonë të bukur. Kosova si vendi më i ri në Evropë ka vlera të shumta natyrore, kulturore, resurse turistike, arkitekturë të veçantë, natyrë që ofron vende të mahnitshme, objekte me trashëgimi fetare, tradita unike dhe po ashtu ushqime cilësore. Duke bërë thirrje që vendi jonë të vizitohet edhe më shumë Dukolli potencoi se: mikpritja, objektet e kultit, memorialet, objektet kulturore, natyra e mahnitshme, hotelet e restaurantet luksoze dhe ushqimi i shijshëm e tradicional janë vetëm disa nga treguesit e mirë që një mysafir i huaj mundë të ndihet komod gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …