Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati i koalicionit NISMA – AKR – PD, Fatmir Limaj, të enjten, para strukturave në Pejë, ka paraqitur prioritetet qeverisëse. E aty në takim, aderuan mbi 80 anëtarë të rinj, derisa kandidati për shef të qeverisë, tha që do të shënojnë fitore spektakolare. Limaj gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë, derisa ka porositur për kujdes se kush zgjedhet deputet. “E vetmja forcë politike që kujdeset për punëtorin, për njeriun në nevojë, për pensionerin, për djemtë dhe vajzat e reja është Nisma Socialdemokrate. Është zëri i shtresës së mesme i atyre që e duan shtetin. Prandaj do të kemi dhe paketën sociale. Do të vazhdojmë fuqishëm, do të vazhdojmë përpjekjet për reforminin e paketës sociale. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tona për gratë shtatzëna dhe me lehoni për të pasur përkujdesjen e shtetit”, tha ai. Kështu, në Pejë, Limaj ka pasur edhe akuza për kundërkandidatët e tij për kryeminsitër, ndërsa, edhe njëherë ka sfiduar ata për debat.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …