Mbi 80 minatorë të Trepçës janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës përshkak të mos marrjes se pagave

Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës. Ai ka thënë se ata janë të vendosur që të qëndrojnë aty deri sa t’i marrin pagat. Atyre pritet t’i bashkohen nesër edhe punëtorët e ndërrimit tjetër. “Punëtorët janë të vendosur që mos të dalin deri sa t’i marrin pagat, ndërsa këtyre pritet t’iu bashkëngjiten nesër edhe punëtorët e ndërrimit të parë”, ka thënë Osmani. Qeveria e Kosovës ditë më parë, njoftoi se ka ndarë një buxhet prej 1 milion euro për kryerjen e pagesave ndaj minatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …