Mbi gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë pasivë në seancat e Kuvendit. Ndonëse ka kaluar mbi një vit nga konstituimi i kësaj legjislature, ata nuk kanë parashtruar asnjëherë pyetje parlamentare. Përveç kësaj mbikëqyrësit e punës së Kuvendit të Kosovës kanë konstatuar se një numër i konsiderueshëm i deputetëve as nuk marrin pjesë në seanca, disa të tjerë largohen nga seanca posa të evidentohet pjesëmarrja e tyre në seancë. Kjo ka bërë që shumë herë se Kuvendi të mos mund të marr vendime apo të mos mund të miratoj ligje për shkak të numrit të vogël të deputetëve. Por pavarësisht kësaj papërgjegjshmërie të skajshme, deputetët vazhdojnë të marrin paga të majme dhe të gëzojnë privilegje të shumta.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …