Rrugët e Barcelonës u reflektuan me flamuj “estalada” derisa përkrahësit e pavarësisë së Katalunjës u shfaqën në masë para referendumit, i cili do të mbahet më 1 tetor 2017. Një milionë katalunas u mblodhën në Barcelonë për të thirrur për pavarësi tre javë para se rajoni të mbajë referendum se a dëshiron që të ndahet nga Spanja. Për të gjashtin vit radhazi, Dita Kombëtare e Katalunisë u shfrytëzua për tubime politike në kuadër të lëvizjes pro-pavarësisë së këtij vendi. Organizatorët thanë që 450 mijë njerëz ishin regjistruar për këtë manifestim, ndërsa Policia e Barcelonës ka pohuar se mbi një milionë vetë ishin shfaqur në rrugët e Barcelonës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …