Mbishkrimet shqipe do të shënohen edhe në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut

Mbishkrimet shqipe do të shënohen edhe në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut

Krahas gjuhës maqedonase, gjuha shqipe do të jetë e pranishme edhe në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut. “Në seancën   Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, shkruan zëvendës-kryeministri Artan Grubi. Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror në vitin 2018 u votua me 69 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur. Në votim për votuan të gjithë deputetët shqiptarë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita e atëhershme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …