AKP

MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Bordi shqyrtoi raportin mujor të  menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe shqyrtoi raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi  diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura, aprovoi raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022,

Bordi gjithashtu miratoi   transferin pronësor të pronës shoqërore (për gjykatën në Prizren), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Prizren) të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve (PRZ023).

Aprovoi  Raportin e Komisionit të Banesave., transferimin e pronës  shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Mitrovicë), Miratoi transferimin  pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Me tutje shqyrtoi dhe aprovoi shpërndarjet për kreditorët e ndërmarrjeve;

  1. NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078
  2. NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095;
  3. NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037
  4. NTSH Rugova
  5. NSH UTVA Pejë,
  6. NSH Eurometal Ferizaj
  7. NSH Radusha Istog

Gjatë kësaj mbledhje Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, parqe )  dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …