Mbledhja e -II- (dytë) e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2019, do të mbahet ditën e Premte me datë: 27.09.2019, duke filluar nga ora 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës. Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Buxhetit të Komunës së Malishevës nr.04/164 datë: 03.09.2019, për vitin 2020-2022 me theks te veçantë për vitin 2020, i propozuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, dhe
– Inicimi i procedurave për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes publike për fëmijë në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës.