Mbledhja e parë për vitin 2023, e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet më 30.01.2023, ditë e hëne, duke filluar në ora 09:45. Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. Për këtë mbledhje është paraparë ky rend i ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kuvendit për vitin 2022.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komiteti për Barazi Gjinore.
-
Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të varrimit për vitin 2022.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme .
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Orarin e Punës së Subjekteve Afariste.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Shërbime Publike.
-
Formimi i komisionit për emërtimin e rrugëve.
-
Formimi i komisionit për zgjedhjen e Bashkësive Lokale.
-
Të ndryshme.